Durrës, sekuestrohen 113 kg kanabis në kamionin më këpucë

26/11/2015 10:00

Vetëm një javë pas kapjes së një sasie të madhe droge në Bari, që kishte kaluar përmes portit të Durrësit, një tjetër sasi lënde narkotike është ndaluar në këtë port.

Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se janë sekuestruar plot 113 kg kanabis në një kamion të ngarkuar me këpucë. Droga është zbuluar në vijën e dytë të kontrollit në port.

Gjatë kontrollit të ushtruar në kokën e tralerit me targë AA 250 JA dhe tralerit me targë ACR 470, në brendësi të ngarkesës me koli këpucësh i’u gjetën 120 pako të mbështjella me qese celofoni.

Në pranga është vënë drejtuesi i mjetit, Xhaferr Hoxha, 39 vjeç nga Durrësi. Hetimet vijojnë në akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Kontrolli është bërë nga skaneri i ngarkesës, dhe është një bashkëpunim mes policisë kufitare, dhe sektorit kundër narkotikëve dhe doganës.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA