‘Po prisja telefonatë nga kolegu’, Shqiptari kapet me kufje të fshehta gjatë provimit të patentës në Belgjikë, përfundon në gjykatë Policia në Tiranë ka vijuar kontrollet me agjentë civilë në kuadër të masave të sigurisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku zhvillohet procesi gjyqësor ndaj 9 të pandehurve nën akuzë për rekrutimin të xhihadistëve për në Siri e Irak.
I pandehuri Fadil Myslimani deklaroi se nuk ka dërguar askënd në Siri, por shtoi se, “edhe sikur ta kisha bërë, do kisha bërë gjënë e duhur”.
“Sepse do prishja planin djallëzor të Francës dhe Amerikës për pushtimin e Lindjes së Mesme”, tha Myslimani.
Megjithëse disa herë u paralajmërua nga gjyqtarja që t’i përmbahej gjykimit, 51-vjeçari nga Elbasani u shfaq i indinjuar, pasi sipas tij, kur vriten myslimanë ata regjistrohen si statistika, ndërsa kur vriten “qafirë”, konsiderohen tragjedi e masakra.
“Allahu regjistron çdo gjë. Regjistron edhe kur Franca e Amerika bëjnë plan që të godasin në Siri”, tha i pandehuri.
“Po të përsëris që gjyqi regjistrohet në formë audio dhe s’mund të flasësh pa leje”, reagoi ndaj tij gjyqtarja.
Por i pandehuri nuk la pa përmendur edhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, duke pyetur: përse trembet tani Saimri Tahiri? “Nëse nuk u ka bërë gjë myslimanëve nuk ka pse trembet. Nëse ka bërë, ku do shkojë tani?”, tha ai.
Procesi ndaj të akuzuarve është në fazën e marrjes së provave shkresore të prokurorisë. Të pandehurit kërkuan që prokuroria të mos sjellë në gjykatë vetëm fragmentet që i interesojnë nga përgjimet e tyre telefonike, por t’i sjellë në bllok për t’i gjykuar ato në tërësi dhe jo të shkëputura.
Top Channel