Kujdes gishtin e këmbës Jennifer!
21/11/2015 00:00
Bashkë me stafin, Jennifer Lawrence po udhëton në të gjithë botën për të promovuar filmin “The Hunger Games: Mockingjay – Part2”.
Dhe sigurisht gjumi nuk është aleati i saj në gjithë këtë angazhim. Por në një filmim të fundit, të publikuar në emisionin Conan, 25-vjeçarja nuk fsheh gëzimin e saj se ka mundur të flejë një natë të tërë gjumë, plot 12 orë.
Ajo u soll me mjaft gëzim përreth shtratit, aq sa… lëndoi një nga gishtat e këmbës.
Top Channel