
Gjykata e Tiranës ka vendosur këtë të martë masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Emiljano Tasho, i konsideruar si përgjegjësi kryesor për vrasjen e pak ditëve më parë në Linzë.
Në seancën gjyqësore, prokurorët kanë ngritur ndaj tij akuzën e “vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim”.
Avokati mbrojtës i Tashos ka reaguar duke deklaruar se, vrasja e kryer nga klienti i tij ka qenë aksidentale dhe jo me paramendim.
Ndërkohë, e njëjta masë për akuzën e “përkrahjes së autorit të krimit” është dhënë për shtetasin tjetër Erjon Biraçi.
Ngjarja në Linzë ndodhi rreth një javë më parë, kur shtetasi Enton Nika mbeti i vrarë, ndërsa shoku i tij, Ismet Gaxherri, pronar i një restoranti, mbeti i plagosur.
Top Channel