Argjentina dhe Brazili ndahen në paqe

14/11/2015 00:00

Brazili mori një barazim 1-1 ndaj Argjentinës në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës për zonën e Amerikës së Jugut.

Ndeshja ishte parashikuar të luhej një ditë më parë, por u shty për 24 orë, për shkak të shirave të fundit të rënë në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires.

Argjentina, edhe pse pa Lionel Messin, Sergio Aguero dhe Carlos Tevez, tregoi se është një përfaqësuese me shumë alternativa në repartin e sulmit, duke dominuar takimin. Megjithatë edhe Brazili shfaqej rrezikshëm me kondërsulm me Douglas Costa,i cili i vuri në vështirësi kundërshtarët me shpejtësinë e tij.

Lavezzi shënoi golin e parë të takimit, duke kaluar Argjentinën në avantazh në minutën e 34 të pjesës së parë. Por Brazili arriti të barazojë shifrat 13 minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Lima-n.

“Selecao” mbeti me 10 lojtarë në minutat e fundit të ndeshjes pas daljes me kartonin e kuq të David Luiz, por rezultati mbeti i barabartë dhe dy ekipet më me histori në Amerikën e Jugut, por edhe në botë, ndanë nga një pikë me njëra-tjetrën.

Pas këtij takimi, Brazili duket në pozita më të mira në renditje, duke zënë vendin e pestë me 4 pikë, ndërsa Argjentina ka regjistruar në 3 ndeshje dy barazime dhe një humbe, duke u renditur në vendin e 8 me dy pikë.

Top Channel