Ambasadori Fitousi: Franca nuk mund të terrorizohet

14/11/2015 15:30

Ambasadori francez në Tirane, në një deklaratë për mediet, tha se vendi i tij është në luftë me ISIS.

“Por kur ne sulmohemi, ne nuk mposhtemi”, tha diplomati Bernard Fitousi.

“Franca është në zi, franca është në luftë. Koha është në zi dhe në dhimbje. Franca e lirive, e drejtësisë dhe e vlerave të përbashkëta. Ne kur sulmohemi, ne nuk mposhtemi. Franca nuk ka patur asnjëherë frikë. Presidenti e deklaroi shumë qartë që kriminelët dhe ndihmësit e tyre janë të humbur, tashmë do të përndiqen. Franca nuk mund të terrorizohet”, deklaroi ambasadori ambasadori Fitousi.

Ndërkohë, të hënën pasdite, në Sheshin Skënderbej do t’i bëhet homazh viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA