UEFA përball sërish Shqipërinë me Serbinë, këtë herë femrat 19-vjeçare

13/11/2015 00:00

UEFA duket se e ka harruar shpejt atë çfarë ndodhi 14 tetorin e vitit të shkuar në sfidën Serbi-Shqipëri, në Beograd, dhe ka vendosur që kombëtaret e këtyre dy vendeve të përballen sërish me njëra-tjetrën.

Bëhet fjalë për përfaqësuesen e femrave U19, që drejtohen nga Nevil Dede, të cilat shorti për kualifikueset e “Euro 2017” të kësaj grupmoshe i ka vendosur në grupin 4, së bashku me Serbinë, Skocinë dhe Qipron.

Kualifikueset do të zhvillohen në mesin e shtatorit të ardhshëm,  ndërkohë që ende nuk është përcaktuar vendi se ku do të zhvillohen ato.

Shorti ka ndarë 11 grupe me nga 4 skuadra, ndërkohë që në fazën “Elite Round” do të shkojnë dy vendet e para të çdo grupi, si dhe e treta që ka rekordin më të mirë në përballjet me dy kryesueset.

Top Channel