F1, Vettel: Dua vendin e dytë
12/11/2015 16:45
Sebastian Vettel ka kërkuar nga Ferrari që t’i japë mundësinë për të luftuar për vendin e dytë në klasifikimin e përgjithshëm të pilotëve. Në prag të Çmimit të Madh të Brazilit, gara e parafundit e Botërorit të Formulës 1, piloti gjerman e sheh veten 21 pikë pas gjermanit të Mercedesit, Nico Rosberg.
“Do të jetë një garë përcaktuese. Makina është e mirë dhe duhet të sulmoj për t’u futur në mes të dy Mercedesëve”, është shprehur 4 herë kampioni i Formulës 1.
Gjithsesi, Vettel e pranon se Ferrari nuk është ende në nivelin e Mercedesit: “Nuk jemi në nivelin e tyre, por shoh si po punohet në Maranello dhe jam i sigurtë që do të kemi përparim të vazhdueshëm. Ka shumë pasion në skuadër dhe te tifozët”.
Top Channel