Raporti për Shqipërinë, Gjosha: Të adresojmë rekomandimet

10/11/2015 10:05

Progresraporti i BE-së duhet lexuar mirë dhe duhen adresuar rekomandimet, është shprehur ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pas prezantimit të raportit të zgjerimit. Ajo tha se ky progres raport reflekton arritjet dhe sfidat.

“Komisioneri Hahn sapo publikoi progres-raportin pë Shqipërine. ‘E mirëpriëm progresin e qëndrueshëm për 5 prioritetet, por mbetet akoma për të bërë me ndërtimin e shtetit të së drejtës, sistemin e drejtësisë, të drejtat themelore me fokus të drejtën e pronës’,nënvizoi komisioneri Hahn. Ky progres-raport qartësisht reflekton arritjet me reformat dhe sfidat e mëdha që kemi përpara në rrugën tonë drejt BE-së. Të lexojmë mirë këtë progres-raport dhe adresojmë rekomandimet, pasi nuk kemi kohë për të humbur!”, ka thënë ministrja Gjosha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA