Premiera e dokumentarit të Cristiano Ronaldos

10/11/2015 10:50

Cristiano Ronaldo ishte në Londër mbrëmjen e së hënës për prezantimin e dokumentarit që tregon jetën e tij.

Në Cine Vue të kryeqytetit anglez, të pranishëm në këtë premierë ishin, përveç rrethit të ngushtë të sulmuesit portugez, edhe ish-trajnerët e tij: Sir Alex Ferguson, Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti.

“Është një nga ditët më të rëndësishme të jetës sime. Jo të gjithë futbollistët kanë fatin që t’i bëjnë një dokumentar. Është një moment i veçantë i jetës sime, jam i lumtur dhe dua ta shijoj sa më shumë”, tha Cristiano.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel