Akuzat e PD, reagon OSHEE: Asnjë tender për trajnimin e punonjësve

08/11/2015 13:30

Pas akuzave të Partisë Demokratike mbi tenderin më të fundit të OSHEE-së për trajnimin e punonësjve të saj, ka reaguar edhe vetë kjo kompani.

Në një njoftim për shtyp, OSHEE i cilëson si sulme skandaloze dhe shpifje të turpshme deklaratat e opozitës. Sipas saj, OSHEE nuk ka lidhur ende një kontratë për trajnimin e punonjësve, pasi procedura e parë dhe e dytë dështoi për mosplotësim të kritereve e për mangësi të ofertave.

Ndërkohë – thuhet në njoftim, – trajnimi i punonjësve të të gjitha niveleve të kompanisë, që përfshin 5.800 punonjës dhe 15.500 module trajnimi, është një domosdoshmëri në vazhdën e transformimit rrënjësor të shërbimit.

Por, sipas OSHEE-së, Partia Demokratike s’ka asnjë mundësi ta kuptojë këtë, përderisa e vetmja fushë ku kjo parti është e trajnuar është fusha e shpifjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA