Zona e ndotur në Durrës, Panariti ndalon peshkimin

07/11/2015 16:20

Ministri i Bujqësisë, Panariti ka urdhëruar këtë të shtunë pëzullimin e aktivitetit të peshkimit në zonën e ndotur detare në Durrës.

“Pezullimi i aktivitetit të peshkimit në këtë zonë do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e analizave”, ka thënë Panariti.

Ministri u ka bërë thirrje autoriteteve ushqimore në vend që të marrin kampione të peshqve dhe molusqeve në zonën e ndotur.

Top Channel