Kosovë, opozita nxjerr parrulla në Kuvend gjatë fjalimit të Hahnit

06/11/2015 11:30

Opozita kosovare ka nxjerrë dy parrulla gjatë fjalimit në Kuvend të Komisionerit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Johannes Hahn.

Në këto parrulla të shkruara në anglisht lexohej: “Marrëveshjet e padrejta nuk do të kalojnë!” dhe “A është segregacioni etnik vlerë e BE-së?!”

Në fjalën e tij, Hahn u ka thënë deputetëve se MSA-ja nuk mund t’i rregullojë marrëdhëniet e brendshme të Kosovës, por këto “duhet t’i zgjidhni vetë, duke respektuar institucionet dhe ligjet e Kosovës”.

Duke iu drejtuar deputetëve, Hahn tha se MSA-ja është një hap kryesor në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, por sfida tjetër është zbatimi i saj që ka të bëjë me të gjithë, duke nisur nga institucionet, bizneset dhe shoqëria civile.

Hahn shtoi se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet me Serbinë dhe Kosova nuk fiton shumë nga dialogu, por mund të humbasë shumë nëse nuk merr pjesë në këtë dialog.

Ai shtoi se duhet të ketë respekt për institucionet që janë krijuar me votën e lirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA