Lëvizja Vetëvendosje njofton se ka goditur me vezë edhe ministrin e Drejtësisë Hajredin Kuçi. Në një njoftim, Vetëvendosje e arsyeton këtë akt se nuk mund të ketë rehati për një pushtet që e ka sjellë vendin në një gjendje të mjerë.
“Nuk mund të rrijmë duarkryq përballë kërcënimit për ndarje etnike të vendit tonë dhe përballë faljes së territoreve të Kosovës. Nuk mund të bëhemi indiferentë karshi sistemit të kapur të drejtësisë, i cili përndjek deputetët opozitarë, ndërsa bashkëpunon me krimin e me korrupsionin”, lexohet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Sipas VV, Hajredin Kuçi, përveçse është ministër në një qeveri që po na sjell “Zajdenicën” në Kosovë dhe po i fal territoret, është përgjegjës kryesor për sistemin e rrënuar të drejtësisë kosovare.
Subjektet opozitare janë të vendosura dhe nuk do t’i ndalin aksionet e tyre pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi.
Top Channel