FIFA publikon kandidaturat për “Puskas”

06/11/2015 17:45

FIFA publikoi listën me 10 golat më të bukur të sezonit, kandidatë për fitimin e çmimit “Puskas”, që ndahet në ceremoninë e “Topit të Artë”, në muajin janar.

Lista është përpjekur të përmbledhë golat më të bukur, kryevepra personale, goditje nga jashtë zone, slalom nga mesi i fushës dhe aksione në grup.

Messi është i pranishëm në këtë listë me golin e shënuar ndaj Atletikos së Bilbaos në ndeshjen e Kupës, ndërsa bashkëatdhetari i tij, Carlos Tevez është përfshirë për golin e shënuar ndaj Parmës.

Edhe Mexes ndodhet në këtë listë falë golit akrobatik të shënuar në ndeshjen miqësore të luajtur ndaj Interit gjatë fazës përgatiture në muajt e verës, ndërkohë që listës s’kish si t’i mungonte perla nga mesi i fushës e lojtarit të Romës, Florenzi në ndeshjen e zhvilluar ndaj Barcelonës, e vlefshme për fazën në grupe të Ligës së Kampioneve.

10 golat e nominuar për çmimin “Puskas”:

David Ball, Fleetwood Town, Angli – https://www.youtube.com/watch?v=jmpp9GYkVbg

Gonzalo Castro, Real Sociedad, Spanjë – https://www.youtube.com/watch?v=05QCWrZGrLg

Alessandro Florenzi, Roma, Itali – https://www.youtube.com/watch?v=kc1AItmihbE

Wendell Lira, Goianesia, Brazil – https://www.youtube.com/watch?v=kc1AItmihbE

Calri Lloyd, skuadra e femrave e SHBA-ve – https://www.youtube.com/watch?v=kc1AItmihbE

Lionel Messi, Barcelona, Spanjë – https://www.youtube.com/watch?v=kc1AItmihbE

Phelippe Mexes, Milan, Itali – https://www.youtube.com/watch?v=4NEAv0zbuoo

Marcel Ndjeng, Paderborn, Gjermani – https://www.youtube.com/watch?v=XpPxNILPm8s

Esteban Ramirez, Herediano, Kosta Rika – https://www.youtube.com/watch?v=gAdRJJQQB9M

Carlos Tevez, Juventus, Itali – https://www.youtube.com/watch?v=axNcycaotCQ

Top Channel