Projektet e përbashkëta ndërkufitare dhe mjedisore mes Kosovës dhe Shqipërisë, ishin temë e një takimi të zhvilluar në Gjakovë, midis ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, kryetares së komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadorit të Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Temë konkrete e këtij takimi ishin projektet “Korridori i Gjelbër” në mes të komunës së Prizrenit dhe bashkësisë së Kukësit si dhe projekti “Shtigjet e Lirisë” ndërmjet Komunës së Gjakovës, Bashkësisë së Hasit dhe Tropojës.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferid Agani, tha se që qëllimi i dy projekteve, është që të promovohen vlerat e veçanta mjedisore, arti tektonike e urbanistike të dy shteteve, atë të Kosovës dhe Shqipërisë.
Kryetarja e komunës së Gjakovës, ka folur edhe për projektin e “Rekës së Keqe” mundësuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke thënë se palët po kryejnë punët e tyre, në mënyrë që zona e Malësisë së Gjakovës dhe në veçanti komuna e Gjakovës ta rikthejë funksionin në dobi të banorëve, si brenda ashtu edhe jashtë kufirit.
Ndërsa Ambasadori i Shqipërisë në Kosovës, Qemal Minxhozi ka thënë se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë në aspektin ndërkufitar po bëhet realitet.
Gjatë qëndrimit në Gjakovë, ministri Agani dhe ambasadori Minxhozi vizituan edhe disa vende ku po realizohen projektet e ministrisë së mjedisit konkretisht në zonat kufitare me Shqipërinë.
Top Channel