Kujdesi për dhëmbët te fëmijët, depistimet zbulojnë më shumë fëmijë me karies dhe higjienë të dobët
Dhjetëra tregtarë, të cilët prej vitesh zhvillojnë aktivitetin në tregun maqedonas në Korçë, me shitjen e rrobave, kanë nisur heqjen e tendave apo elementëve të tjerë të tregtimit, pas kërkesës së bashkisë për lirimin e hapësirave publike.
Për vite të tëra, ky treg që ka funksionuar në mënyrë kaotike është lënë jashtë vëmemdjes dhe investimeve, por së fundmi projekti i bashkisë për rikonstruksionin e fasadave ka bërë, që të merren masat e para.
Aksioni i nisur prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure synon, që këta tregtarë të cilët abuzivisht kishin zaptuar trotuaret, të vazhdojnë aktivitetin e tyre brenda territorit të përcaktuar dhe dyqaneve të tyre.
Sipas të dhënave, në këtë treg ushtrojnë aktivitetin rreth 75 subjekte, 42 prej të cilave që në momentin e parë kanë hequr vullnetarisht tendat dhe kanë liruar hapësirat e zaptuara.
Top Channel