Haradinaj dorëzon padinë ndaj kryekomunarit të Pejës

04/11/2015 18:05

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes avokatit të tij, Arianit Koçi të mërkurën ka dorëzuar në gjykatë padinë kundër kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri.

Avokati Koçi ka thënë se padinë e ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Pejës, ndërsa ka shfaqur shpresën se gjykata do të marrë vendim në favor të Haradinajt.

“Fjalori të cilin e ka përdorur dhe shpifja nga z. Muhaxheri është përtej diskursit politik dhe shpifje e rëndë që e ka dëmtuar reputacionin e Haradinajt, prandaj këtë çështje ia kemi lënë gjykatës”, ka thënë për “Zëri” avokati Koci.

Padia civile ka të bëjë me një intervistë që i pari i Pejës e ka dhënë për gazetën austriake Der Standard ku sipas avokatit Koci, kryetari i Pejës ka thënë se Haradinaj e ka humbur mbështetjen ngase ende fiton përmes bixhozit dhe naftës duke aluduar se Haradinaj ka pasur lidhje me disa banda që kanë qenë të përfshira në vrasje.

“Ne kemi besim të plotë në Gjykatë dhe jemi të bindur që do të merret vendim në favorin tonë”, ka thënë Koçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA