Rama: Të përgatitur për të pritur refugjatët

03/11/2015 14:50

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është e gatshme të bëjë pjesën e saj në përballimin e fluksit të emigrantëve.

“Shqipëria, pavarësisht se nuk është pjesë e korridorit të refugjatëve, është e përgatitur që të luajë rolin e vet si të gjitha vendet e tjera të Balllkanit dhe të bëjë gjithçka për të lehtësuar sadopak këtë krizë të rëndë dhe për t’iu gjetur pranë një aleati të madh strategjik siç është Bashkimi Europian”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.
Nga ana e tij, Pitella solli rastin e Libanit dhe të shpërngulurve palestinezë.

“Në Liban, në një popullsi me vetëm 4 milionë banorë strehohen 1 milionë palestinezë. Pra raporti është 1 palestinez në katër persona dhe atje nuk ka ndodhur asnjë tragjedi, ndërsa ne; Europa me 500 milionë banorë trembemi nga 2-3 milionë refugjatë”, tha ai.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Pitella dhe Rama cekën edhe integrimin e Shqipërisë në BE. Eurodeputeti italian tha se 2016-ta duhet të jetë viti i çeljes së negociatave dhe këtë e ilustroi me një shembull nga bota e futbollit.

“Ashtu siç u kualifikua në europian, ashtu edhe Shqipëria duhet të nisë shumë shpejt bisedimet me BE-në”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA