Nga selia e Partisë Sociliste, deputeti Alfred Peza akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, për atë që e cilësoi sulm ndaj qeverisë me propagandë në lidhje me pagesën e energjisë elektrike.

OSHE është me fitim, tha ai, por kjo nuk i mjafton Bashës për të njohur operacionin e pushtetshëm të qeverisë.

Lulzim Basha, tha Peza, është bërë palë me kriminelët dhe po zhvillon një fushate anembanë vendit për mospagesën e energjisë elektrike.

“Besnik në stilin e tij prej humbësi, Lulzim Basha përsëri bëhet palë me të paligjshmit dhe paligjshmërinë duke fyer 80 përqind të shqiptarëve që mbështetën operacionin për energjinë elektrike. Për herë të parë në 25 vjet OSHEE është me fitim, por kjo nuk i mjafton Lulzim Bashës për të heshtur. Pyetja që shtrohet sot është, pse nuk i fali PD në 8 vjet borxhet e prapambetura të 20 vjetëve? Pse u la shqiptarëve një mal me borxhe, që nga energjia e deri tek rrugët e hapura anekënd vendit? Lulzim Basha është njeriu që askush nuk e beson. Është i provuar si simbol i antiligjit. Shkollat, spitalet, rrugët e vendit do të ndërtohen jo me antiligj, por mbi bazën e një shteti ligjor modern”, deklaroi deputeti socialist, Alfred Peza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA