Kosovë, Veseli pret ambasadorin e ri austriak

03/11/2015 13:20

Kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, priti në një takim njohës ambasadorin e ri të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.

Sipas një komunikate për media, Veseli dhe Pfandler diskutuan për për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe rajon, bashkëpunimin ndërparlamentar dhe mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi në sferën e ekonomisë, rëndësinë e fqinjësisë së mirë dhe thellimin e marrëdhënieve ndërparlamentare.

Siç thuhet në komunikatë, ambasadori asutriak përgëzoi Veselin për përkushtimin ndaj debatit transparent brenda institucioneve, duke theksuar se dhuna në Kuvend nuk është rrugë e duhur për institucionet demokratike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA