Duma: Rama, kryeministër mashtrues, kopjac e hajdut

03/11/2015 15:50

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se jo vetëm nuk mban premtimet me të cilat ka ardhur në pushtet, por edhe kopjon programin e Lulzim Bashës.

“Premtoi 300 mijë vende pune, papunësia është rritur, premtoi shëndetësi falas, shëndetësia është në krizë dhe e zhytur në korrupsion, premtoi uljen e taksave, i rriti dhe i dyfishoi ato. Edi Rama është turisti më i pasur i vendit dhe në dy vitet e qeverisjes, 162 ditë i ka kaluar jashtë, në hotele me 5 yje, duke shpenzuar qindra mijëra euro nga taksat e qytetarëve, në udhëtime që nuk kanë sjellë asnjë të mirë për vendin, por vetëm të ardhura për xhepin e tij. Edi Rama njihet si një kopjac i bankës së fundit, pasi merr propozimin e z.Basha për pullën e pagesës së taksës për biznesin e vogël, i ndërron emrin, dhe e paraqet si të tijën. Sërish duke mashtruar”, tha Duma.

Duma akuzoi drejtpërdrejtë kryeministrin për afera korruptive, duke përmendur këtu edhe vëllain e tij.

“Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe dokumenti i punës së OSBE tregon se ai gëzon 200 milionë euro pasuri që e ka strehuar në vendet OFF-SHORE, përmes vëllait të tij. Edi Rama po shton çdo ditë miliardat për vete, dhe pas çdo tenderi qëndron një papul ose një carapul i tij. Edi Rama është kryeministri i një qeveria të rënë, që po shtyn ditët në agoni e mbërthyer nga krimi, vjedhjet dhe mashtrimet”, tha Duma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA