Bashkia e Tiranës i jep “Çelësin e Qytetit” eurodeputetit Pittella
03/11/2015 18:45
Bashkia e Tiranës i ka dhënë pasditen e së martës “Çelësin e Qytetit” eurodeputetit Gianni Pittella.
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali tha se Pittella është një mik i të gjithë shqiptarëve. “Eurodeputeti është avokat i Shqipërisë në Parlamentin Europian; një mik si Gianni Pittella në Parlamentin Europian është fat i madh për Shqipërinë”, u shpreh nënkryetarja e bashkisë.
“Ju falenderoj të gjithëve për këtë nder që më bëtë, tashmë jam njëri prej jush. Shqipëria është pasqyra e Evropës së diversitetit. E ardhmja e vendit tuaj është Bashkimi Europian”, tha Pittella në fjalën e tij.
Të pranishëm në ceremoni ishte edhe kreu i Kuvendit, si edhe ministra e deputetë.
Top Channel