“Me Italinë do e bëja 100 herë”/ Rama për marrëveshjen për emigrantët: Italia mund t’i kërkojë Shqipërisë çfarë të dojë Lulzim Basha mohoi se Partia Demokratike qëndron pas studentëve që goditën me vezë në drejtim të eskortës së Edi Ramës, por tha se opozita i mbështet ata kundër atij që e quajti “kryeministri i rrëzuar”.
Si kundërpërgjigje e këtyre deklaratave, Partia Socialiste i kujtoi Lulzim Bashës katër të vrarët në bulevardin e Tiranës në protestën e 21 Janarit në kohën që ai ishte ministër i Brendshëm.
Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, në një deklaratë dhënë nga Selia Rozë, akuzoi kreun e PD-së edhe për leje ndërtimi abuzive në kryeqytet gjatë 4 viteve që drejtoi Bashkinë e Tiranës.
“Si kryetari i Tiranës, përveçse fjeti gjumë 4 vjet bëri edhe të pabërat me lejet e ndërtimit. Lulzim Basha nuk di të bëjë asgjë, përveçse të gënjejë dhe të mashtrojë dhe sot bëhet palë me krimin duke nxitur mospagesën e taksave, energjisë dhe duke nxitur shkeljen e ligjit”, deklaroi Xhaçka.
Top Channel