Lushnjë, sekuestrohen armë dhe drogë; në pranga zotëruesi

02/11/2015 08:40

Policia e Lushnjës, në kuadër të operacionit “Shkumbini”, ka arrestuar në flagrancë një shtetas 25-vjeçar, banues në fshatin Çerm- Proshkë të këtij qyteti.

Në pranga është vënë Avdulla Muça, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij iu gjetën 5 kg kanabis sativa, një kallashnikov, dy krehëra kallashnikovi dhe 61 fishekë, një shotgan, një teke e markës italiane me 45 fishekë dhe një thikë.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA