Gazeta e Vjenës “Standard” shkruan se kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, aspak nuk e shqetësojnë mendimet e BE-së, në lidhje me raportin e progresit që duhet të publikohet të enjten, ngaqë, sipas kësaj gazete, Maqedonia luan rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve.
“Duket qartë se Qeveria e Maqedonisë, me në krye kryeministrin Nikolla Gruevski, nuk e ka problem mendimin e BE-së, ngaqë ky vend luan rol të rëndësishëm në krizën e refugjatëve. Mediat e afërta me qeverinë e Maqedonisë e akuzojnë atë për korrupsion, si dhe për atë se e mbron qëndrimin e opozitës”, shkruan gazeta vjeneze “Standard”.
Sipas kësaj gazete, është e mundur që në raportin për progresin e Maqedonisë të shtyhet afati për fillimin e bisedimeve, me disa parakushte, siç është realizimi i Marrëveshjes ndërpartiake për daljen e vendit nga kriza politike.
Top Channel