Reduktimi i kostove në F1; Todt, kundër vetos së Ferrarit

01/11/2015 00:00

Vetoja e vendosur nga Ferrari ndaj propozimit të FIA-s për reduktimin e kostove të motorëve dhe kutisë së marsheve nuk është pritur mirë nga organi më i lartë drejtues i garave automobilistike, Jean Todt.

Ky i fundit ka shfaqur dëshirën që në Formula 1 skuadrat, duke nisur nga viti 2017, të përdorin një motor më ekonomik nga ata të Mercedes, Ferrarit, Renault dhe Hondës, por “kokëkuqja” italiane e ka refuzuar një mundësi të tillë.

“Një veto është si të kesh një armë me vete në xhep”, tha Todt, “duhet treguar kujdes kur ajo përdoret. Ky propozim shkon kundër interesave të Ferrarit, por rasti që kërkohet përdorimi i një motori tjetër nuk hyn në këtë kategori”.

Ndërsa në krahun tjetër, Maurizio Arrivabene, e mbrojti vendimin e skuadrës që ai drejton për të ushtruar të drejtën e vetos në këtë propozim të FIA:

“Nuk kemi arsye pse të vazhdojmë të justifikohemi. Nuk kam parë asnjë ndërmarrje komerciale në mbarë botën që ta nxjerrë në treg produktin e saj jashtë merkatos apo falas”, tha Arrivabene.

Top Channel