“Gjurmët shqiptare”, Marko Boçari dhe suliotët e Tragjasit
01/11/2015 00:00
Tragjasi i vjetër ngrihet sot mes rrënojash imponuese. Por përtej tyre, histori të shumta tregohen për këtë vend, që në kohët më të lashta.
Mes monumenteve të shumta në këtë zonë, edhe një i tillë që lidhet me fisin e Boçarëve, që me pinjollin më të njohur Marko Boçari, e shumë shqiptarë të tjerë drejtuan revolucionin grek në 1821-shin.
Një vend që fsheh histori të shumta, edhe pse plot 3 herë është djegur plotësisht. Tragjasi, fshati i masakruar ka qenë në qendër të dokumentarit të radhës të ciklit “Gjurmët Shqiptare”, të sjellë si çdo të dielë në orën 13:00, nga gazetari Marin Mema.
Top Channel