Demokratët dorëzojnë propozimet për uljen e taksës mbi pronën

01/11/2015 12:20

Kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiakë kërkesën për të ulur me 30% taksat mbi pronën.

Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.
 
Sipas PD-së, ulja me 30% e taksës do të ndikojë direkt në buxhetin e bizneseve dhe familjeve të tyre. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se me marrjen e besimit nga shqiptarët, taksa mbi pronën do të shkojë në nivelet që ka qënë para vitit 2007.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA