Interi përgatit goditjen e fundit në merkato, objektivi është Curtis Jones. Lojtari do kalimin në Milano
Në momentin që kompania Komcast pagoi 950 milionë Dollarë për të drejtat televizive të kampionatit anglez të futbollit në SHBA, askush nuk e kishte menduar se kjo do të sillte fitime kolosale për gjigantët mediatikë.
Por Faktet tregojnë që Premier Liga e ka shtuar audiencën me të paktën 150 përqind sipas një raporti të fundit financiar nga “Wall Street Journal”.
Vetëm 3 muaj pas akordit të firmosur mes palëve në muajin Guasht, tani firma që ka në pronësi rrjetin NBC Sports, po merr edhe frytet e abonimeve në rritje për lojën më të pëlqyer në planet. në krahasim me 3 vjet më parë në të njëjtën platformë televizive, tani interesi është shtuar me 150 përqind, edhe pse në atë kohë ndeshjet e premier Ligës transmetoheshin në Foks dhe në ESPN.
Ekipet elitare të futbollit anglez janë në të vërtetë sporti i vetëm që ka pësuar një trend të jashtëzakonshëm rritjeje në Amerikën e Veriut. Ndeshjet e premier Ligës në NBC, tërheqin mesatarisht 563 mijë shikues nga ekrani i vogël në cdo sfidë dhe reklamat që jepen, kanë tarifa të majme për kompanitë e interesuara.
Top Channel