Kupa “Ismail Qemali” fitohet nga veteranët e Tiranës

31/10/2015 00:00

Në një aktivitet mbarëkombëtar të organizuar në stadiumin Flamurtari, me pjesëmarrjen e katër skuadrave të veteranëve të Flamurtarit, Tiranës, Flamurtarit të Prishtinës dhe Universitetit Ismail Qemali, qytetarët vlonjatë kanë patur mundësinë të rikthehen në vitet e lavdishme të futbollit shqiptar dhe atij kosovar.

Emra të mëdhenj të futbolit si Agustin Kola, Blendi Nallbani, Afrim Tole, Saimir Patushi e shumë të tjerë nga Tirana, si dhe Kreshnik Cipi, Rrapo Taho, Roland Iljadhi, Alfred Ferko, Uran Xhafa,Vangjel Laluci e shumë e shumë të tjerë, kanë dhuruar emocione të veçanta në stadiumi Flamurtari.

Nuk kanë munguar as ish-futbolistë të njohur nga Flamurtari i Prishtinës si Munishi me shokë, duke sjellë një aktivitet me të vërtetë shumë të veçantë, të organizuar nga legjenda Vasil Ruçi dhe Universiteti Ismail Qemali.

Ndeshjet u zhvilluan nga 45 minuta, ndërsa trofeun e fitoi Tirana që në finale mundi veteranët e Flamurtarit të Prishtinës. Aktiviteti nuk ishte vetëm ndeshje futboli. Një spektakël i shoqëruar edhe me muzikë nga trevat mbarëshqiptare,shqiptare i kanë dhënë një atmosferë ndryshe stadiumin Flamurtari, por edhe të pranishmëve të shumtë në shkallët e stadiumit,duke u falur një pasdite dhe një mbrëmje ndryshe.

Futbolli ka bashkuar edhe një herë edhe pse me vite mbi supe, ata të cilët për vite me radhë ishin idhujt e futbollit shqiptarë, futbollit vlonjat dhe atij kosovar.

Top Channel