Nikolla: Twinning, mundësi për zhvillimin profesional të mësuesve

30/10/2015 13:35

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla tha se kurrikula e bazuar në kompetenca, kërkon mësues të cilët të jenë krijues dhe hartues në zgjedhjen e materialeve mësimore, çka e bën zbatimin e platformës “Twinning” një mundësi shumë të mirë për zhvillimin profesional të mësuesve sipas modeleve europiane.

Deri më tani janë bërë pjesë e këtij sistemi plot 1400 mësues. Ministria e Arsimit tha se janë rreth 14 mijë nxënës në sistemin arsimor parauniversitar që po mësojnë përmes platformës “e-learning” në “klasat dixhitale”.

Top Channel