Takimi i Ramës me grupin parlamentar socialist, zbardhet agjenda, të pranishëm do jenë edhe ministrat Duke folur para të zgjedhurve vendorë në një konferencë në Tiranë, ambasadori amerikan, Donald Lu, iu drejtua zyrtarëve lokalë duke u kërkuar që të përdorin fondet në shërbim të qytetarëve të tyre.
Ambasadori amerikan nuk u ka marrë shumë kohë të zgjedhurve vendorë dhe politikanëve shqiptarë që kanë mbetur jo pak të çuditur kur ju ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përdorin paratë e qytetarëve me mençuri.
“Të nderuar kryebashkiakë, nëse keni ardhur këtu me Mercedes, BMË apo Audi të zinj, duhet të mendoni nëse kjo është mënyra që votuesit duan të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e kendshme sesa dyqani i bukës apo zyra e postës në zonën tuaj, sërish duhet të mendoni nëse mund të përdoreshin më mirë këto para për ndërtimin e shkollave”, tha ambasadori Lu.
Në mesin e debateve për blerjen e makinave të reja shtetërore, diplomati amerikan në Tiranë ka sjellë shembullin e shmangies së shpenzimeve të tepërta.
“E vlerësoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës që ka qenë kryetari i parë që refuzoi Mercedesin e zi të bashkisë dhe në vend mori me qira një Ford Fiesta të vogël ngjyrë gri”, nënvizoi Lu.
Qeveria amerikane, që ka dhënë për qeverisjen vendore 12.8 milionë dollare, i kërkoi qeverisë së Tiranës të provojë se reforma territoriale nuk u bë për të fituar zgjedhjet, por për të rritur shërbimet ndaj qytetarëve.
“Tani qeveria ka mundësinë të vërtetojë këtë”, tha kryediplomati amerikan në Tiranë.
Ambasadori amerikan i kërkoi qeverisë të investojë në mënyrë të drejtpërdrejtë tek pushteti vendor, pasi Fondi Rajonal i Zhvillimit, tha ai, lë dyshimin e përdorimit të fondeve për njësite vendore të PS-së apo LSI-së.
Top Channel