Mustafa pret Fischer: Austria, simbol i përkrahjes për Kosovës

29/10/2015 11:35

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti të enjten në një takim presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu mirënjohjen e qeverisë dhe qytetarëve të Kosovës për përkrahjen që Austria ka dhënë për vendin në të gjitha fazat e tij.

Mustafa tha se, me kontributin e dhënë, Austria është bërë pjesë e pandashme e sukseseve dhe simbol i përkrahjes së shtetndërtimit të Kosovës.

Nga ana e tij, presidenti Fischer u shpreh i lumtur për vizitën, duke vlerësuar arritjet në Kosovë dhe duke përgëzuar kryeministrin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ai tha se tani Kosovën e presin punë të rëndësishme në proceset integruese evropiane, duke shprehur përkrahjen e vendit të tij në këtë drejtim.

Ndër të tjera, zoti Fischer e vuri theksin edhe tek rëndësia e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, duke marrë këtu garancinë e kryeministrit Mustafa.

“Ne i kemi dhënë prioritet tërësor zhvillimit ekonomik në Kosovë. Në shtator kanë hyrë në fuqi reformat fiskale që kemi bërë, ndërsa jemi duke punuar intensivisht për përgatitjen e ligjit për investimet strategjike, i cili do të lehtësojë investimet e huaja në Kosovë”, tha Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA