Meta: Impulset s’kanë të bëjnë me emrat në Qeveri

29/10/2015 18:40

Me “impulse”, Ilir Meta nuk nënkupton domosdoshmërisht ndryshime emrash në kabinetin qeveritar. Këtë qëndrim, kreu i LSI-së e ritheksoi në një intervistë të dhënë për Zërin e Amerikës këtë të enjte.

“Impulset nuk kanë të bëjnë me emrat, por kanë të bëjnë me domosdoshmërinë për të shtuar energji të reja dhe për të arritur rezultate më të prekshme sepse sfidat janë shumë të mëdha”, tha Meta.

Sa për akuzat që e lidhin emrin e tij me aferën CEZ-DIA, ai e quajti edhe njëherë manipulim shkrimin e rrjetit investigativ BIRN, duke shtuar se emri i tij nuk është përmendur në asnjë raport.

“Ju niseni nga një shkrim i manipuluar i BIRN dhe harroni reagimin që thotë se nuk përmendet emri im. Sigurisht është emri i një ish-kryeministri dhe kjo është bërë publike tashmë, por unë nuk dua të përmend emra”, tha Meta.

Kryeparlamentari foli edhe për marrëdhëniet brenda mazhorancës dhe si e vlerëson punën e qeverisë “Rama”, sidomos në sektorin ekonomik.

“Jam pjesë e këtij koalicioni dhe i gatshëm për të njohur përgjegjësitë e mia dhe të LSI-së për gjendjen ekonomike, por nuk duhet të harrojmë që kjo qeveri e mori në një situatë të vështirë ekonominë. Nuk është përgjegjëse kjo qeveri për krizën greke, nuk është përgjegjëse kjo qeveri që Italia, që është partneri ynë kryesor nuk ka një situatë të shkëlqyer. Ka shumë faktorë dhe presion të jashtëm”, deklaroi Meta duke shtuar se duhet më shumë punë për ringritjen e ekonomisë dhe reformat e ndërmarra nga qeveria këtë synim kanë.

“Duhet të bëjmë shumë më tepër për rritjen ekonimike të vendit dhe të mësojmë nga ndonjë vend fqinj, siç është rasti i Maqedonisë, ku janë tërhequr investimet e huaja mjaft serioze. Ne në këtë kohë të përgjithshme që karakterizohet nga mungesë fondesh, duhet të arrijmë ta rrisim ekonominë tonë në potencialet e saj të zhvillimit”, shtoi kryeparlamentari.

Për Ilir Metën, reforma në drejtësi është jetike për vendin dhe për këtë ai vlerësoi qëndrimin pro kësaj të të gjithë klasës politike.

“Është e domosdoshëm një ndryshim rrënjësor në drejtësi dhe kjo është aryseja kryesore pse ka një angazhim të madh të mazhorancës dhe opozitës në këtë drejtim. Komisioni i Venecias do të shprehet për ndryshimet kushtetuese dhe unë jam i bindur që me këtë vullnet do të arrijmë të bëjmë një ndryshim rrënjësor që të ndjehet tek qytetarët”, u shpreh Meta.

Në axhendën e kreut të Kuvendit shqiptar në SHBA, nuk parashikohet asnjë takim me përfaqësues të administratës Obama. Për këtë Ilir Meta dha shpjegimin e tij.

“Kjo ësht ënjë vizitë e përqendruar në Kongres në cilësinë si kryetar i Kuvendit me një axhendë të përqendruar tek Kongresi”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA