Korçë, aksion i policisë; sekuestrohen 700 kg drogë

29/10/2015 09:20

Policia e Korçës ka sekuestruar rreth 700 kg drogë dhe tre armë zjarri, në sajë të operacionit të koduar “Velçani”. Burime zyrtare bëjnë të ditur se është arrestuar Kristian Tota nga Tepelena dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Në mes të pyllit në fshatin Velçan, policia gjeti një ambient të përshtatur për tharjen e biëmve narkotike, në formë tende, ku u gjetën dy thasë me 18 pako të mbështjellë me natriban, 38 thasë të tjerë si dhe dy batanije të mbushura me lëndë narkotike.

Tre personat e tjerë të shpallur në kërkim u larguan nga vendi i ngjarjes për shkak të terrenit të thyer malor.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA