Elbasan, 250 të rinj anëtarësohen në PS

29/10/2015 10:55

Plot 250 të rinj dhe të reja të qytetit të Elbasanit i janë bashkuar Partisë Socialiste në një ceremoni të organizuar nga drejtues të kësaj partie.

Deputetë dhe anëtarë të kryesisë së PS janë shprehur krenarë që këta të rinj kanë zgjedhur alternativën majtë midis gjithë ofertave që kanë pasur.

Deputeti Taulant Balla tha se, së bashku në PS mund të marrim vendime të mëdha. Gjithashtu, ai u kërkoi të rinjve që të mos e shohin PS si një zyrë pune, por si një ideal dhe një kontribut për të ardhmen e vendit.

Duke ironizuar librin e deputetit Ben Blushi, Balla e shfrytëzoi këtë takim për të ngritur lart vlerat e Elbasanit dhe qytetarëve të tij.

Nga ana e tyre, të rinjtë e anëtarësuar shprehën bësimin tek kjo forcë politike, por nuk ishin të pakët edhe ata që thanë se në këtë vendim kishin ndjekur rrugën e prindërve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA