Zhvillimet politike, Veseli takon ambasadorin e Shqipërisë

28/10/2015 16:55

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thirrur këtë të mërkurë në një takim ambasadorin e Shqipërisë, Qemal Minxhozi, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.

Siç njoftohet në një komunikatë për shtyp nga zyra e Kuvendit, Veseli dhe Minxhozi e kanë vënë në veçanti theksin tek punimet në Kuvendin e Kosovës.

Veseli i ka thënë ambasadorit se qytetarët dhe bashkësia ndërkombëtare presin nga të gjithë, në mënyrën më të përgjegjshme institucionale, të shtyjmë përpara proceset në të cilat gjendet Kosova, me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe respektimin e shtetit ligjor.

Ndërsa a ambasadori Minxhozi e ka përgëzuar kryetarin Veseli për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, duke e vënë theksin në vijimin e angazhimit për liberalizimin e vizave dhe realizimin e procesit euro-integrues, duke ofruar mbështetjen e plotë të Shqipërisë në këto procese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA