PD, Paloka: Dekriminalizimi ka ngecur te testi i drogës

28/10/2015 12:20

Partia Demokratike vijon të këmbëngulë ndaj kërkesës së saj për bërjen e testit të drogës nga politikanët. Qëndrimi është bërë i ditur nga Edi Paloka, kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së.

“Ligji i dekriminalizimit ndodhet në një ngërç, lidhur me testin e drogës. Nuk është kërkesë absurde apo tekë e jona. Kemi informacione se kryeministri dhe ministri i Brendshëm konsumojnë droga të forta. Ne presim rekomandimet e Komisionit të Venecias”, tha Paloka. 

Ai ka pohuar se nëse është e nevojshme “të arrijmë një konsensus, mbase do të na duhet edhe të tolerojmë”. Megjithatë, sipas tij, PD-ja do t’i kërkojë anëtarëve të Komisionit të Venecias që ta shohin me përparësi këtë pikë.

Këto deklarata Paloka i bëri nga Kukësi, pas një analize të degës së PD-së për zgjedhjet e qershorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA