Modelja e bëshme prezanton linjën e të brendshmeve
28/10/2015 12:40
Është bërë e famshme në botën e modës me format e saj që nuk i ngjajnë aspak modeleve të zakonshme.
28-vjeçarja Ashley Graham ka realizuar një set fotografik me të brendshme për linjën e saj të Krishtlindjeve, ku tregon bukurinë e shëndetit.
“Jam shumë krenare për linjën time të të brendshmeve. Është seksi dhe shpresoj që të frymëzojë femrat që të pranojnë trupin e tyre, pavarësisht nga format që kanë. Linja ime është për të gjitha femrat”, thotë Ashley.
Top Channel