Gjykata Kushtetuese ka pranuar paraditen e së mërkurës të shqyrtojë kërkesën e një grupi deputetësh të opozitës të cilët pretendojnë papajtueshmëri dhe mbarim të mandatit të deputetit socialist Koço Kokëdhima.
Gjatë seancës së të mërkurës Gjykata Kushtetuese pranoi edhe kërkesën e Kokëdhimës që të jetë edhe ai i pranishëm në seancë. Shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të opozitës do të bëhet në datën 23 nëntor, kur është caktuar seanca e rradhës. Konstatimin e papajtueshmërisë dhe mbarimin e mandatit të deputetit Kokëdhima në interpretim të nenit 70 të Kushtetutës, opozita e kërkoi edhe në Parlament më 16 prill të këtij viti, por Parlamenti e rrëzoi kërkesën.
Në këto kushte deputetët e opozitës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas kërkesës së deputetëve opozitarë, deputeti socialist Koço Kokëdhima, ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë Abissnet edhe pasi ishte zgjedhur deputet. Edhe pse këto akzua janë kundërshtuar nga deputeti Kokëdhima, tanimë pritet interpretimi dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Top Channel