Policia e Shkodrës ka sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike hashash, një armë zjarri kallashnikov dhe 30 fishekë, në një operacion të ndërmarrë ditën e martë në fshatin Nemanvriq.
Në operacionin e ndërmarrë nga Sektori Kundër Narkotikëve dhe Policia e Shkodrës, i koduar “Nemanvriq” u arrestuan tre shtetas. Mirash, Gjon dhe Pjetër Koçeku, përkatësisht 29, 23 dhe 31 vjeç, që të tre banues të fshatit Nemanvriq të Shalës në Shkodër u prangosën pasi gjatë kontrolleve në banesën e tyre u gjet sasia e drogës prej 37 kilogramësh hashash e ndarë në katër thasë, si dhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krëhër me 30 fishekë.
32 kilogramë hashash u gjetën në banesën e vëllezërve Mirash dhe Gjon Koçeku, ndërsa 5 kilogramë të tjerë u gjetën në banesën e kushëririt të tyre, Pjetër Koçeku.
Top Channel