Qeveria ka hedhur poshtë akuzat e Partisë Demokratike, e cila akuzoi përmes deputetit Gent Strazimiri, kryeministrin Edi Rama për klientelizëm në dhënien e një lejeje ndërtimi në zonën e njohur si “Laguna Blu” në Golem.
Gent Strazimiri foli për firmosje të lejes nga kryeministri Rama në këmbim të mbështetjes mediatike, por Qeveria mohon të ketë dhënë një leje të tillë, duke deklaruar se bëhet fjalë për një leje të dhënë nga Komuna në një truall privat.
“Kryeministri Edi Rama dhe Këshilli Kombëtar i Territorit nuk kane asnjë lidhje me ndonjë leje ndërtimi në të ashtuquajturën Laguna Blu. Leja e dhënë nga komuna rezulton të jetë dhënë mbi një truall pronë private, mbi bazën e studimit urbanistik të zonës në fjalë, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit, nën drejtimin e kryeministrit të kohës Sali Berisha”, thuhet në deklaratën e Qeverisë, publikuar përmes portalit të saj “Transparenca”.
Top Channel