Prezantohet dokumenti i ri i bashkëpunimit Shqipëri-KiE
27/10/2015 10:50
Në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u prezantua programi i ri i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Këshillit të Europës për periudhën 2015-2017.
Në fjalën e mbajtur para të pranishmëve, zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Odeta Barbullushi tha se dokumenti i ri i përshtatet fazës euro-integruese në të cilën ndodhet vendi ynë.
Shqipëria shpreh angazhimin e plotë të saj, tha Barbullushi, për forcimin e bashkëpunimit me KiE-në dhe koordinimit me institucionet e tjera të Bashkimit Europian të përfshira në sfidat integruese me të cilat përballet sot vendi.
Mes këtyre sfidave, zv.ministrja Barbullushi përmendi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias.
Top Channel