Meta në SHBA, takohet me drejtorin e NDI, Robert Benjamin

27/10/2015 14:15

Gjatë vizitës së tij në SHBA, kreu i Kuvendit Ilir Meta është takuar me drejtorin rajonal për Europën  Qendrore dhe Lindore të Institutit Demokratik Amerikan (NDI), Robert Benjamin.

Në takim u vlerësua kontributi i rëndësishëm që NDI ka në Shqipëri si dhe bashkëpunimin e këtij institucioni me Kuvendin në fusha të rëndësishme, siç janë transparenca dhe funksionimi i Parlamentit.

Meta theksoi rëndësinë që ka roli dhe kontributi i NDI-së në përmirësimin e  punës së Parlamentit përmes trajnimeve të administratës, dhe përmirësimit të kuadrit legjislativ. NDI-ja ka luajtur një rol të veçantë edhe në rritjen e bashkëpunimit të parlamenteve të vendeve të rajonit.

Benjamin nga ana e tij, vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me shqiptar  dhe me shërbimet e tij, dhe shprehu angazhimin e organizatës që përfaqëson për të bashkëpunuar më tej dhe çuar përpara disa procese të rëndësishme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA