Vlorë, sekuestrohet 47 kg kanabis

26/10/2015 09:40

Policia e Vlorës ka sekuestruar 47 kg kanabis sativa dhe ka shpallur në kërkim zotëruesin e kësaj sasie lënde narkotike, 30-vjeçarin Eraldo Danaj, banues në Llakatund të Vlorës.

Shpallja në kërkim e këtij shtetasi u bë pasi gjatë ndjekjes nga Policia në lagjen “29-Nëntori”, ky shtetas ka përfituar nga errësira dhe në njërën prej rrugicave pranë monumentit të Pavarësisë ka braktisur mjetin e tij tip Audi-A3, me targë AA321GF.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA