Kryetarja e Kushtetueses pret ambasadorin italian

26/10/2015 17:40

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, priti në takim ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese, i cili i vlerësoi si të rëndësishme arritjet e Gjykatës Kushtetuese dhe shprehu përkushtimin e Italisë që të thellojë bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në fushat me interes të ndërsjellë.

Kryetarja Rama-Hajrizi njohu ambasadorin Ferrarese me çështjet e organizimit dhe të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, duke vënë theksin në kujdesin e treguar nga ky institucion për ruajtjen e pavarësisë nëpërmjet respektimit rigoroz të dispozitave kushtetuese në vendimmarrje.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe për shkëmbimin e mëtejshëm të përvojave mbi mënyrën e funksionimit të sistemeve gjyqësore në të dy vendet, duke pasur në fokus rolin e gjykatave kushtetuese si organ qendror për interpretimin e Kushtetutës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA