Gianni Infantino do të vendosë kandidaturën për president të FIFA-s. Kjo është ajo që publikohet së fundmi në median gjermane dhe atë spanjolle, sipas të cilave, Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s u ka bërë të ditur synimin e tij presidentëve të 54 federatave të futbollit të “Kontinentit të Vjetër”.
Infantino gëzon mbështetjen e të gjithëve dhe konsiderohet si personi ideal për të garuar për postin më të lartë të qeverisë së futbollit botëror.
Ajo që mbetet të shihet pas kësaj është se çfarë do të ndodhë me UEFA-n. Nëse Michel Platini do të ndëshkohet nga Komiteti i Etikës me një pezullim më të gjatë, atëherë UEFA-s do t’i duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me Villar në krye të saj apo do të mbajë zgjedhje të reja për të zgjedhur pasuesin e francezit.
Në rast se do të zgjidhet kjo alternativë e dytë; atëherë gara për kreun e FIFA-s pritet të jetë vërtetë e fortë. Nirsbah, Van Prag dhe David Gil duken si alternativat më të mundshme për të hyrë në këtë garë, ndërkohë që së fundmi është shfaqur edhe emri i portugezit Fernando Gomez.
Top Channel