E “bllokoi” ndaj Ganës në barazimin pa gola, magjistari vendos të largojë mallkimin ndaj Harry Kane për ndeshjet në vijim
Roma ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Fiornetines, duke rrëmbyer edhe kreun e klasifikimit të Serie A. Në një lojë të tensionuar, djemtë e Garcias arritën të mbyllnin ndeshjen që në pjesë të parë.
Në minutën e 7, nga vija e zonës së portierit Tatarusanu, ish-lojtari i “violëve” Muhamed Salah arrin të shënojë për 0-1. Egjiptiani vendosi të mos festojë, por nuk i shpëtoi vërshëllimave të tifozëve vendas.
Në minutën e 34, Gervinho dyfishoi epërsinë e verdhekuqëve pas një kundërsulmi të miqve për 0-2.
E gjitha çfarë arritën të bëjnë vendasit, është goli i nderit i shënuar nga Babacar në minutën e 94. Para se të gjente golin, Salah u ndëshkua me te kuq pas dy të verdhëve.
Fitore shënoi edhe skuadra tjetër kryeqytetase, Lazio që mposhti lehtësisht Torinon me rezultat 3-0.
Në minutën e 40, Luliç kaloi në epërsi Lazion, ndërsa Felipe Anderson realizoi një dygolësh për t’i siguruar një trepikësh të artë skuadrës së tij.
Top Channel