Messi: Nuk e di se kur do të rikthehem të luaj

22/10/2015 17:15

Leo Messi foli për dëmtimin e tij në një intervistë të dhënë për Yahoo. Ylli argjentinas i Barcelonës tha se e kuptoi që në fillim që nuk bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë dhe shtoi se nuk ka vendosur asnjë datë për rikthimin e tij.

 “Ndjeva diçka ndryshe nga herët e tjera. E dija që nuk ishte thjesht një goditje, por diçka më serioze”, tha sulmuesi, i cili u dëmtua në fitoren 2-1 të Barçës ndaj Las Palmas.

“Po rekuperohem dhe dua të kthehem në 100% të formës sime sa më parë të jetë e mundur. Duhet të tregohem i duruar. Nuk i kam vendosur vetes asnjë datë rikthimi në fushën e lojës, pasi e di që nuk varet nga mua. Unë kam dëshirë të nis të luaj menjëherë, por mjekët nuk do të më lejonin kurrë. Do të luaj kur mjekët të më thonë që mund të luaj”, shtoi Messi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA